Deputeti i PDK-së ka reaguar, për arrestimin e asamblistit të VV-së, duke thënë se qëllimi paska qenë t’a kontrollojë stacionin e autobusëve, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në “Facebook”, se beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë, paska qenë t’a kontrollojë stacionin e autobusëve.
“Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë. Qëllimi paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa.”
Ai ironizon duke shkruar se, era po vjen “SHTET” mafioz, dhe shton se VV-ja paskan mendu me bashku klanin e mafiozave me drogë.
“Asambleisti i VV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës.
Era “SHTET” mafioz.
Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar. Me drogë paskan mendu me bashku klanin e mafiozave.
LVV ➡️Zdravo ➡️hajni ➡️ drogagji ➡️ mashtrues e faqezinj”.
Postimi i plotë:
/GazetaBlic/


