Lajme

Jabllanoviç ‘zbulon’ planin e kryeministrit për kryetarët që s’janë në VV: Qëllimi i Albin Kurtit janë trazirat e reja

08/15/2023 14:21
nga:Genita C

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të krijojë një pamje të demokracisë.

Jabllanoviq në një prononcim për GazetaBlic thotë se kjo bëhet e qartë përmes vendimeve e veprimeve të fundit të kryeministrit Kurti.

“Nuk ka dyshim se zoti Kurti po përpiqet të mbajë një situatë të tensionuar në veri. Veprimet e tij e bëjnë të qartë se nuk ka de-përshkallëzimi dhe se ai dëshiron të krijojë një pamje të demokracisë”, tha ai.

Jabllnaviq e quan të panevojshëm dhe të gabuar udhëzimin administrativ për zgjedhjet në veri të Kosovës, ku sipas tij, deeskalimi ndodhë vetëm me dorëheqjen e kryetarëve.

“Hapat për deeskalim janë të qarta, tërheqja e njësisë speciale të policisë 100%, heqja e bazave të paligjshme të ndërtuara pa asnjë procedurë dhe heqja e postblloqeve në lumin Bistrica”, tha Jabllanoviq.

“Udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryetarit është absolutisht i gabuar dhe kryetarët përfundimisht do të duhet të japin dorëheqje sepse asnjëherë nuk kanë pasur kapacitet për të ushtruar pushtetin dhe janë një anomali që ka ndodhur sepse Qeveria e Kosovës nuk dëshiron të komunikojë me serbët”, shtoi ai.

Jabllanoviq thekson se qëllimi i VV’së është që të merret me kryetarët shqiptarë të komunave tjera të Kosovës që nuk janë pro pushtetit aktual.

Sipas tij, udhëzimi administrativ do të përdoret si instrument kundër të gjithë krytarëve që nuk janë të afërt me VV’në.

“Në anën tjetër, udhëzimi administrativ i hap rrugë Lëvizjes Vetëvendosje që të merret me kryetarët shqiptarë të komunave tjera të Kosovës që nuk janë pro pushtetit aktual. Pikërisht këtu qëndron qëllimi i vërtetë i krijimit të një udhëzimi të tillë dhe ky “shembull” nga veriu rrezikon seriozisht të përsëritet edhe në komunat tjera dhe të jetë instrument kundër të gjithë kryetarëve që nuk janë të afërt apo pjesë e VV-së”, thotë ai.

“Për serbët kjo është një rrugëdalje e papranueshme nga kriza dhe kjo vetëm zgjat tensionet dhe jep hapësirë për trazira të reja, që është qëllimi i Qeverisë së Vetëvendosjes”, shtoi ai.

Jabllanoviq thotë se partia e tij nuk do të merrë pjesë në peticion, por do të merrë pjesë në zgjedhjet e rregullta kurdo që mbahen ato.

“Partia që unë drejtoj me shumë mundësi nuk do të marrë pjesë në peticionin për shkarkimin e “kryetarit të komunës”, por sigurisht që do të marrim pjesë në zgjedhjet e rregullta lokale nëse ato ndodhin dhe është obligim i qeverisë që t’u sigurojë zgjedhje të tilla qytetarëve pa shantazh, sepse zgjedhjet e 23 prillit janë debakli për institucionet e Kosovës dhe tallje me demokracinë”, thotë Jabllanoviq.

Por, çfarë po ndodhë me Asociacionin?

“Tashmë është e panevojshme të flasim me këtë Qeveri për Asociacionin, pasi që Qeveria na e bën të qartë se nuk e njohin Asociacionin dhe as disa pjesë të tjera të Marrëveshjes së Brukselit”, thotë Jabllanoviq.

Jabllanoviq shtoi se Qeverisë Kurti nuk i interesojnë sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe se janë të kënaqur me pamjen e demokracisë.

“Por kjo nuk është humbje e serbëve, por humbje e BE-së, e cila është garantuese e Marrëveshjes së Brukselit dhe vetë Bashkimit të Komunave Serbe. Mos formimi i komunitetit pamundëson plotësisht planin gjerman të Francës dhe nuk duhet të lidhet me kryetarët e bashkive aktualisht jolegjitime në veri”, tha ai.

“Ato janë vetëm dëshmi se Qeveria është e kënaqur me pamjen e demokracisë dhe se nuk e merr parasysh bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, si dhe se nuk i intereson sanksionet e shpallura nga BE-ja ndaj Kosovës”, përfundon Jabllanoviq për GazetaBlic.