Sporti

Pësoi aksident të tmerrshëm | Sergio Rico lirohet pas 3 muajsh nga spitali

08/15/2023 13:39
nga:L J

Më në fund një lajm i mirë për Sergio Ricon, i cili do të dalë nga spitali pas gati 3 muajsh.

Kujtohet se pak ditë pas përfundimit të sezonit 2022-2023, portieri 29-vjeçar mbeti i lënduar rëndë nga një aksident i tmerrshëm, i cili për pak i kushtoi jetën, kur u rrëzua nga kali goditi kokën e tij seriozisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte në koma për 25 ditë dhe pas një qëndrimi të gjatë në reanimacion, Rico iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe, sipas të gjithave, kësaj eksperience të pakëndshme po i vjen fundi.

Siç raportojnë mediat franceze dhe spanjolle, ai pritet të dalë nga spitali dhe të kthehet në shtëpinë e tij, në Seville.

/GazetaBlic Sport/