Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag beson se rezultati i fitores 1-0 ndaj Wolverhampton Wanderers ishte më i mirë se performanca në fushë nga lojtarët e tij.
Ai ka komentuar edhe situatën në fund të ndeshjes, kur Wolves mund të kishin marrë një penallti, përcjell GazetaBlic Sport.
Penalty or no penalty ?
Anthony Pheels Chelsea Liverpool Davido Daniel Regha Cunha Pheels Onana Manchester united pic.twitter.com/nFtOvv5TNO
— Fans of FPL ♻️©️ (@Fans_of_FPL) August 15, 2023
“Mund të jetë më mirë. Mund të luajmë më mirë, por jemi shumë të lumtur me fitoren,” filloi trajneri holandez pas ndeshjes.
“Kundërshtari luajti në mënyrë dinamike dhe ne duhet t’i bëjmë ballë në këtë aspekt. Ne duhej të luftonim për pikët tona. Nuk ka ndeshje të lehta në Premier League dhe Wolves është një ekip shumë i mirë. Duhet të luftosh në çdo ndeshje,” ai vazhdoi.
“Pasi kundërshtari preku topin, ai u hodh, kështu që për fatin tonë gjyqtarët vendosën që nuk kishte penallti. Mendoj se situata mund të diskutohet, por nuk mendoj se ka pasur penallti”, tha Ten Haag për situatën e diskutueshme.
/GazetaBlic Sport


