Lajme

Presidentja Osmani viziton sot Komunën e Dragashit

08/15/2023 07:22
nga:Genita C

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do ta vizitojë Komunën e Dragashit, ku do të pritet në takim nga kryetari Bexhet Xheladini.

Osmani do qëndrojë në Dragash, në kuadër të vizitave në komunat e vendit.

Pas takimit në ora 11:00 me Xheladinin, nga ora 11:40, e para e shtetit do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do mbajë fjalim.

Teksa nga ora 12:10, dyshja do të deklarohen për media.