Lajme

Muajt e parë pritet që shfrytëzimi i biçikletave nga qytetarët të jetë pa pagesë

08/14/2023 18:56
nga:G B

Drejori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka dhënë detaje për projektin e shfrytëzimit të biçikletave publike.

Musliu tha në Info Magazine se numri i biçikletave do të jetë 100 dhe janë në diskutime që gjatë 3 muajve të parë shfrytëzimi i tyre do të jetë pa pagesë ndërsa më pas, të ketë një pagesë simbolike rreth 50 cent apo një euro.

”Nënshkruam kontratën edhe për blerjen e biçikletave, mendohen me qenë diku 100 biçikleta me platformë evropiane me aplikacion smart”, tha Musliu.

Musliu ceku se kjo nuk po bëhet për arsye përfitimi po për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Ai shtoi se është nënshkruar kontrata për blerjen e autobusëve të ri.