Lajme

Gjendet i mbytur 60-vjeçari në Pogradecë, dyshohet për probleme të shëndetit mendor

08/14/2023 16:43
nga:N K

Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovë, në Pogradecë.

“Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, ka njoftuar policia.