Lajme

Dokumentet zbulojnë se Rusia po e sulmon Ukrainën me raketa ukrainase

08/14/2023 13:32
nga:N K

Radio Evropa e Lirë ka gjetur material dokumentues se Rusia po e sulmon Ukrainën me raketa lundruese, të cilat Kievi ia kishte dorëzuar Moskës gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Një raport i kryer nga Skemat, njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, zbulon se numrat serikë të raketave të shumta që kanë goditur objektivat në Ukrainë përputhen me ata të raketave të paraqitura në marrëveshjen e vitit 1999 për dorëzimin e armëve.