Po vazhdon të realizohet plani operativ i policisë “Goditja”, në Mitrovicë, ku janë arrestuar nëntë persona dhe janë konfiskuar shtatë armë zjarri si dhe dymbëdhjetë armë të ftohta, raporton Gazeta Blic.
Si rezultat i këtij aktiviteti janë realizuar, 303 patrulla policore, 238- pika kontrolli të automjeteve, 1397- vetura te kontrolluara, 2143 persona të legjitimuar, 66 pika kontrolli me radar, 12 pika me alkooltest, 08 lokale të kontrolluara, 07 armë zjarri të konfiskuara, 12 armë të ftohta (thika), 09 persona të arrestuar.


