Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito kanë nisur pushimet e para si çift.
Dyshja ndodhen në Bodrum të Turqisë dhe nga atje të shumta kanë qenë postimet që kanë ndarë më fansat në Instagram.
Teksa po i shijon pushimet, Luiz ka treguar se nuk mund të largohet për as një çast nga muzika.
Në një foto të radhës që postoi në llogarinë e tij në Instagram, artisti shihet teksa po i bie një piano, ndërsa ndodhet në një ambient përrallor.
“Muzika në fle kurrë”, ka shkruar në mbishkrimi 38-vjeçari, që u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave.
Ndryshe, theksojmë që krahas angazhimeve të shumta me koncerte e mbrëmje muzikore, Luizi së fundmi publikoi këngën “Dedikim”, kushtuar Kiarës.
View this post on Instagram