Aktori i njohur Johnny Depp nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore kohët e fundit e madje pak ditë më parë u gjet pa ndjenja në dhomën e hotelit. Sipas Life & Style, miqtë e tij janë shumë të shqetësuar për shkak të abuzimit të vazhdueshëm me substancat narkotike.
“Miqtë e Johnny-t kanë frikë se gjendja shëndetësore e aktorit po përkeqësohet. Disa pretendojnë se konsumimi i lëndëve narkotike ka ndikuar shumë tek shëndeti i tij.”– ka shkruar Life & Style.