Lajme

Kurti ngushëllon popullin e Hawait pas zjarreve vdekjeprurëse

08/12/2023 20:34
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, për viktimat që shkaktuan zjarret shkatërruese në këtë pjesë të SHBA-së.

Kurti tha se Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese.

“Shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të sinqerta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, ka shkruar Kurti.

Kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore deri më tani në Hawaii ku mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 për qind.

Zjarret në Hawaii janë më vdekjeprurëset në SHBA që nga zjarri më 2018 në Kaliforni kur u vranë 85 persona.