“Shqipëria ime e bukur”, shkruan Almeda Abazi në një postim në rrjetin social “Instagram”, nga pushimet që po shijon në jug të Shqipërisë.
Moderatorja së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman, prej disa ditësh po qëndrojnë në plazhin e Dhërmiut.
Ajo ka shpërndarë me ndjekësit peisazhin e bukur të bregdetit jonian.
Edhe aktori i famshëm ka publikuar vazhdimisht në “Instagram-in” e tij ku numëron mbi dy milion ndjekës foto nga Dhërmiu, duke promovuar kështu bukuritë e Rivierës Shqiptare.
Kjo nuk është hera e parë që Almeda dhe Tolga zgjedhin vendlindjen e moderatores për të kaluar pushimet. Edhe vitet e kaluara, ata kanë shijuar ujërat e kristalta në Jon.
Çifti, që jeton në Turqi, janë prindër të dy fëmijëve, djalit Efehan dhe vajzës Alina.