Lajme

Suspendohet për 72 orë rreshteri që s’reagoi kur u sulmua ekipi i Nacionales

08/12/2023 20:04
nga:Y I

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar një zyrtar policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

“Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoriatin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit.Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren” thuhet në komunikatën e Policisë.