Lajme

LDK-ja: Shkeljet në institucionet e Komunës së Gjilanit s’kanë të ndalur!

08/12/2023 19:40
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka hedhur akuza në drejtim të komunës së Gjilanit për shkelje, raporton Gazeta Blic.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka theksuar se partia në pushtet në këtë rast, LVV-ja po administron në këtë komunë pa asnjë procedurë ligjore.

“Shkeljet në institucionet tona komunale duket se nuk kanë të ndalur. Avaritë në këto institucione kanë shkuar deri në atë pikë sa që pa asnjë procedurë të prokurimit e procedurë ligjore, të blihen mjete të vjetra në vlerë prej 200.000€. Me këtë rast, Komuna e Gjilanit ndërhyn në punët e ndërmarrjes publike “Ecohigjiena”, duke bartur kështu përgjegjësi shtesë në ndërmarrjen “Tregu”, e cila është mbingarkuar me punë. Anashkalimi i ndërmarrjeve, në të ardhmen do të tregojë qartë se humbës në këtë mes janë vetëm Komuna e Gjilanit dhe qytetarët e saj, ngaqë 49% të aseteve janë publike” ka thënë Haziri në komunikatën e mbajtur sot për media raporton Gazeta Blic.

Haziri ka thënë se sot ka rrugë në gjendje të tmerrshme e varreza në gjendje të mjerueshme, të cilat nuk po mirëmbahen as minimalisht siç do të duhej të mirëmbaheshin.

LDK në Gjilan ka akuzuar komunën edhe për shkeljet lidhur me punësimet.

Komunikata e plotë: