Analisti politik, Dorajet Imeri, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se vizitën e kryeministrit Kurti në Tetovë, duhet ta shohim në tri dimensione.
Sipas tij, kjo vizitë lidhet me përpjekjet e Kurtit për të treguar ndikm në Maqedoni, gjë që mund ta përdorte në negociata më Serbinë.
“Këtë vizitë duhet ta shohim në tri dimensione; e para lidhet me përpjekjet e kryeministrit për të treguar ndikim në Maqedoni, të cilën mund ta përdorë për negociata me Serbinë, pasi çdo skenar destabilizues në veri do të mund të ketë efekte rajonale”
Dimensioni i dytë i kësaj vizite të Kurtit, sipas Imerit lidhet edhe me përcaktimin e skenës politike shqiptare në Tetovë, pasi që sipas tij vërehet një afrim mes kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Besa.
Analisti Imeri, gjithashtu tha se kryeministri Kurti sillet si një ndër figurat më të rëndësishme të skenës politike mbarëshqiptare.
“Ai sillet si nje figurë nga më të rëndësishmet e skenes politike mbarëshqiptare”, tha Imeri.

Vizita e Kurtit në Tetovë ka nxitur reagime të shumta.
“Albin Kurti po shndërrohet në përçarës të shqiptarëve kudo” që jetojnë


