Lajme

Ekzekutuan 62-vjeçarin në Maliq/ Policia publikon pamjet e operacionit me dron

08/12/2023 10:42
nga:Sh R

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit në Maliq, ku u ekzekutua nga forcat RENEA-s, 62-vjeçari, Ramiz Muçollari.

Forcat e RENEA-s tentuan për tetë orë ta bindnin 62-vjeçarin të dorëzohej, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur, duke u detyruar ta ekzekutojnë me snajper.

Muçollari mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, të cilët ndodhen në spital.

Gjatë operacionit, viktima ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë së Korcës fillimisht, pastaj edhe ndaj forcave RENEA, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e këtyre të fundit.

Postimi i plotë: