Sporti

Zyrtare: Mario Rui rinovon kontratën me Napolin

08/11/2023 19:15
nga:E K

Sipas televizionit britanik Sky Sports, mbrojtësi i majtë portugez, 32-vjeçari, Mario Rui, më në fund arriti një marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës.

Sipas të njëjtit burim, lojtari dhe klubi ranë dakord të zgjasin lidhjen deri në vitin 2026, duke i shtuar një sezon asaj që ishte në fuqi, transmeton GazetaBlic Sport.

Mario Rui mbërriti te Napoli në verën e vitit 2017, nga Roma, në një transferim me vlerë rreth dhjetë milionë euro.

Sezonin e kaluar ai fitoi kampionatin italian dhe Kupën e Italisë.

/GazetaBlic Sport.