Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, prej muajsh ka bërë lëmsh rrjetin me lidhjen e re të dashurisë.
Kjo në bazë të disa postimeve që shpërndau në rrjete sociale, me të cilën një herë u la të nënkuptohej se janë ndarë.
Ndonëse nuk ia ka zbuluar akoma identitetin, ata po vazhdojnë të jetojnë bashkë e të jenë afër njëri-tjetrit tërë kohën.
Krijuesi i hitit “Fotografia” së fundmi ka prezantuar ambientet e shtëpisë luksoze, në të cilën duket se ka ndërtuar një jetë të re me partneren.
“Në shtëpi me zemrën time”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit të shpërndarë në InstaStory.
Siç ka njoftuar në disa intervista, e dashura e tij e re jeton dhe vepron në Gjermani.