Lajme

Ky është qytetari që u gjet pa shenja jete në Pejë, pranë tij ishte një revole me 15 fishekë

08/11/2023 14:26
nga:N M

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Pejë. Në njoftimin e policisë thuhej se viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Bajram Lajçi nga Rugova e Pejës.

Në vendin e ngjarjes vdekjen e Lajçit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Është është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Pepaj të Rugovës.

“Heqja e ndalesës për mallrat serbe në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja”