Sporti

Kane më në fund mund të niset drejt Gjermanisë, zgjidhet problemi në ujdi

08/11/2023 13:38
nga:N M

Harry Kane do të fluturojë më vonë sot drejt Munichit, pasi problemi që qëndronte në ujdinë në mes Tottenhamit dhe Bayernit është zgjidhur.

Kane do të transferohet te Bayerni për shifrën e 100 milionë eurove, plus 20 të tjera në bonuse.

Ai do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit bavarez, raporton Skysports

Sulmuesi anglez pasi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, më pas do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.