Një pallto e punuar me porosi, e veshur nga Elvis Presley, është shitur për më shumë se 100 mijë euro në ankand.
Ajo është blerë për më shumë se 100 mijë euro nga një koleksionist amerikan.
Palltoja prej lëkure, e veshur nga këngëtari gjatë viteve të fundit të jetës së tij, doli në Wiltshire të shtunën.
Elvis ia dha pallton vëllait të të fejuarës së tij, Ginger Alden, para vdekjes në vitin 1977. /afterparty/