Avokatët e Kosovës do të njihen zyrtarisht nga Gjermania, ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.
Ai këtë vendim e ka quajtur si lajm të mrekullueshëm, teksa ka dhënë detaje.
“Tani e tutje, avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare”, ka shkruar ai në Facebook.
“Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike” shkruan tutje Ajeti.
Postimi i plotë:


