Lajme

Krasniqi: Përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfallti është ‘avulluar’

08/10/2023 17:38
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniq, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi thotë se përveç vajit dhe grurit me gjasë edhe asfalti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës.

Deputetja e LDK-së thotë se pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë qytetarët.

“Përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfallti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës. Mjerisht pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë qytetarët ne kolonat kilometërshe në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në të cilën sipas njoftimit të ministrit Aliu, tashmë do duhej nisur punimet, por jo. Nuk ka lëvizur asnjë gurë” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: