Lajme

Protestojnë banorët e Mitrovicës së veriut, kërkojnë kompensimin e dëmeve nga vërshimet

08/10/2023 15:48
nga:Sh R

Banorët e prekur nga vërshimet që ndodhën në fillim të vitit në Mitrovicën e veriut kanë protestuar të enjten para Komunës

Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani.

Ai tha se protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Janë bërë 7 muaj që kur vërshimet shkatërruan shtëpitë e shumë prej banorëve të Mitrovicës Veriore, por për të cilat nuk janë ndarë mjetet ende nga pushteti lokal e as ai qendror për t’i riparuar.