Lajme

E rëndë në Gjilan: Gruaja vdes pasi ra në bunar, dyshohet për vetëvrasje

08/09/2023 20:15
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Mustafë Kokaj” në Gjilan, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht.

E ndjera ka rënë në bunarin e shtëpisë së një fqinji dhe përkundër që iu dha ndihma e parë pasi u nxor, ajo s’arriti të mbijetojë, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se kishte vendosur t’i japë fund jetës duke rënë në bunar, gati shtatë orë pasi u largua nga shtëpia e saj.

Pas përfundimit të ekzaminimeve edhe nga ana e Policisë, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.