Drejtori Ekzekutiv i Demokracia Fillon Këtu, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me dorëheqjet e dy ministrave të qeverisë Kurti, përkatësisht të Armend Mehajt dhe Rifat Latifit që erdhën nga diaspora.
Jashari tha se gjatë gjithë karrierës së tij, Albin Kurtin, e kanë përcjellë braktisjet e bashkëpartiakëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Ai tha se e përbashkëta e të gjithëve është se të gjithë janë ndarë të pakënaqur me qasjen imponuese, shtypëse dhe nënshtruese, që Kurti e ka pasur ndaj tyre.
“Gjatë karrieres se tij si drejtues Kurti, qoftë si kryetar i VV-së, qoftë tani si kryeministër e kan përcjellur braktisjet e bashkëpartiakëve të tij dhe bashkëpunëtorëve më të afërt. E përbashkëta e të gjithëve ka qenë se janë ndarë të pakënaqur me qasjen imponuese, shtypëse dhe nënshtruese, që Kurti e ka pasur ndaj tyre. Logjika e nënshtrimit të vartësve të tij deri në poshtrim dhe diktatit përmes përsonave të afërt me Kurtin siq thuhet se është Dejona Mihali, duket se ka bërë që ata që kan pak qëndrim të vetin dhe pak integritet nuk mund të qëndrojnë gjatë afër Kurti.” tha Jashari për “Gazeta Blic”
Jashari tha se kuadrot e ardhur nga diaspora janë më të ndjeshëm ndaj ligjit, frikësohen të bëjnë shkelje dhe nuk janë të varur nga politika vendore.
“Ndaj kësaj qasje duket se me të ndieshëm janë figurat që vijnë nga diaspora siç ishte ish ministri i shendetsisë, dhe tani i mbrojtjës. Pasi besoj që, pak ka të bëjë me formimin e tyre, (ambienti ku jetojnë) janë me të ndieshëm ndaj ligjit, friksohen të bëjnë shkelje që iu kërkohet dhe poashtu janë me pak të varur nga politika vendore pasi jetojnë në perendim” tha Jashari për “Gazeta Blic”
Tutje ai e kritikoi performancën e dy ish-ministrave Mehaj dhe Latifi.
“Sido që të jetë, performanca e tyre ka qenë e dobët dhe me shumë vërejtje dhe nuk kanë lënë gjurmë gjatë mandatit për çka do të mbaheshin mend” deklaroi ai për Gazeta Blic.
Dje, ish-ministri i Brendshëm Armend Mehaj njoftoi dorëheqjen nga posti që mbante.
Ai tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes është për arsye familjare.
“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj, raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Makolli pas dorëheqjes së Mehajt: Do të duhej të kishte edhe dorëheqje të tjera!


