Lajme

Avokati i Popullit shqyrton ankesën e OVL-UÇK për mos përfshirje në pagën minimale

08/09/2023 16:01
nga:N M

Avokati i Popullit, e ka shqyrtuar ankesën e OVL-UÇK ku këta të fundit në korrik kishin kërkuar që Avokati i Popullit Naim Qelaj t’i dërgoj komentet dhe opinionet e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi veteranët e UÇK-së nuk janë përfshirë në pagën minimale, që është miratuar se fundmi nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e Avokatit të Popullit, thuhet se e ka vendosur si të pranueshme ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

Tutje, Avokati i Popullit i ka kërkuar ende dëshmi veteranëve, lidhur me ankesën e tyre.

Në korrik Syla i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, për dërgimin e opinioneve të tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi që OVL-UÇK nuk ishte përfshirë në pagën minimale.

Syla, në emër të degës së OVL-UÇK-së në Pejë, ka shprehur shqetësimet e tij, pasi Lëvizja Vetëvendosje sipas tij, diskriminoi kategoritë e dala nga lufta, transmeton Paparaci.

Më 13 korrik, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagën minimale, që parashikon që kjo pagë të rritet në 264 euro bruto.

Udhëzimi administrativ për kryetarët e veriut, Ibrahimi: Kjo Qeveri po mundohet të zbulojë ujin e nxehtë