Modelja 26-vjeçare, Hailey Bieber ka disa javë që po përballet me thashetheme se është në pritje të fëmijës së pare me bashkëshortin e saj, Justin Bieber.
Edhe nga postimi i fotografisë së fundit është thënë se mund të jetë dëshmi se modelja është në pritje të ëmbël.
Ajo postoi një selfie nga afër, derisa një fanse ka thënë se këtë foto e ka publikuar nga afër në mënyrë që ta shmangë zbulimin e barkut të saj.
“Ajo vazhdimisht po i pret fotot e saj tani. Shpresojmë për fëmijën Bieber”, ka thënë fansja.
Ndërkaq, me këtë është pajtuar edhe një tjetër, duke thënë se edhe ajo e ka vënë re një gjë të tilë.
“Po, edhe unë e vura re këtë gjë”, është shprehur fansja tjetër.