Lajme

Tomë Gashi bëhet avokat mbrojtës i “Dukës”

08/09/2023 15:25
nga:N M

Në përleshjen fizike që rezultoi me një person të vrarë dhe disa të plagosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë me datën 4 gusht, dyshohet se është i përfshirë edhe Dukagjin Nikollaj, por i njëjti ndodhet në arrati.

Ai njëherësh është i kërkuar edhe nga FBI.

Avokati Tomë Gashi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një postim përmes së cilit thotë se nëna e Dukagjin Nikollajt me nofkën “Duka” e ka autorizuar atë si avokat për ta mbrojtur birin e saj.

Për këtë autorizim avokati Gashi e ka njoftuar edhe prokuroren e rastit.

“Nga sot Dukagjin Nikollaj – Duka ka Avokat. Incizimet pamje kane…! Faktet askush mos te guxoje t’i ndryshoje – ligji do te veproje dhe secili do te pergjigjet per ate qe ka bere!”, shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.