Prokuroria në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin prej 30 ditësh paraburgim për tre persona që e sulmuan një zyrtar policor.
Në mesin e tyre, siç ka bërë të ditur Veriu.Info është edhe vëllai i Gazmend Gjyshnicës, Berat Gjyshnica.
Prokuroria ka njoftuar se tashmë e ka bërë kërkesën për paraburgim.
“Ju njoftojmë se për tre (3) personat e ndaluar, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar””, thuhet në përgjigje.
Policia ka bërë të ditur se polici pas lëndimeve ka marrë ndihmë mjekësore.
“Vushtrri, 08.08.2023 – 00:30. Janë arrestuar 3 (tre) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që nuk kanë përfillur urdhrat a e zyrtarëve policor a më pas njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar një zyrtar policor. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndim trupor, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rama: Kam informata se pas mesnatës, çdo e dyta ose e treta veturë në Prishtinë është e armatosur


