Lajme

Shefi i Misionit të EULEX-it dhe 28 anëtarë të stafit të tij dhurojnë gjak për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë

08/09/2023 13:44
nga:Sh R

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, ka njoftuar se 29 anëtarë të tyre në krye me shefin e këtij misionin Giovanni Pietro Barbano, kanë dhuruar gjake për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë.

Sipas EULEX- it, kjo është hera e 13 kur ky mision dhuron gjak.

“29 Anëtarët e stafit të EULEX- it, përfshirë Shefin e Misionit iu bashkua dje Fushatës sonë të 13-të të Dhurimit të Gjakut dhe dhuroi vullnetarisht për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë një traditë e EULEX-it që kontribuon në furnizim dhe rrit ndërgjegjësimin për një veprim shpëtimtar”, ka shkruar misioni i EULEX-it në Twitter.

Ata kanë përfunduar duke thënë se dhurimi gjakut është një vepër shpëtimtare për ata që kanë nevojë.

Postimi i plotë: