Tema kryesore e publikut sportiv thuajse në mbarë botën janë trazirat e bëra nga tifozët e Dinamos në Athinë.
Tifozët kroatë shkuan në Greqi pa paralajmërim dhe pasoi kaosi. Në fund mbeti i vrarë një tifoz i AEK-ut, ndërsa disa të tjerë u plagosën, madje janë në rrezik për jetën, shkruan GazetaBlic Sport.
Rreth njëqind tifozë u arrestuan dhe do të sillen para Gjykatës së Qarkut dhe do të dihet se cili do të jetë fati i tyre.
Në të njëjtën kohë po punohet për identifikimin e autorit të vrasjes, ndërsa mediat kroate raportuan dje informacione jozyrtare se vrasësi është tifoz i Panathinaikos, grup miqësor i tifozëve të Dinamos, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Dinamo dënoi trazirat dhe Bad Blue Boys më në fund folën me një njoftim zyrtar.
Ata kanë postuar një ‘story’ në Instagram dhe kanë treguar se janë kundër përdorimit të thikave në përballjet e tifozëve.

Në fakt ata donin të thoshin se nuk janë pro gjërave të tilla dhe se nuk i bëjnë, por sigurisht që policia shumë shpejt do ta kuptojë se kush është vrasësi. Të njëjtit me siguri e pret dënimin me burgim të përjetshëm.
/GazetaBlic Sport


