Lajme

Zogiani: MMPHI anulon licensat për personat juridik e fizik

08/09/2023 12:49
nga:Sh R

Avni Zogiani, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Ministria e Mjedisit, Planifikimt Hapsinor dhe Infrastrukturës , ka anuluar licensat e personit juridik dhe atyre fizik, raporton Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se për herë të parë Ministria ka bërë anulimin e licensave të personave juridik dhe atyre fizik duke u bazuar në shkeljen e kritereve te ligjit dhe etikës në përpilim të raportit.

Zogiani thotë se për një kohë të gjatë ekspertët e pavarur dhe ata të brendshëm kanë alarmuar për shkeljet dhe përmbajtjen e dobët të raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Gjithashtu Zogiani thotë se rasti për të cilin është bërë ky raport tashmë është nisur në Prokurorinë Speciale, kurse pas anulimit të licensave për vlerësuesit do të shifet nëse ka bazë për veprime të mëtutjeshme.

Postimi i plotë: