Lajme

Tragjike në Itali, mbytet anija me emigrantë, 41 të vdekur

08/09/2023 11:48
nga:N M

Të paktën 41 emigrantë humbën jetën pasi një anije, e cila u nis nga Sfax, Tunizi, u fundos ndërsa lundronte në kanalin e Siçilisë.

Vetëm 4 persona arritën të shpëtonin, 3 burra dhe një grua, raportojnë mediat itailane.

Pas rreth 6 orësh lundrim, anija u fundos për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve përfunduan në det, por vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi.

Deliu-Kodra: Me bekimin e Radojçiqit, Qeveria “Zdravo” po emëron zyrtarë që cenojnë karakterin e shtetit