Finalistja e spektaklit të edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania” Dea Michel ka ndarë me ndjekësit e saj diçka private, duke na treguar se kush është burimi i frymëzimit të saj për të bërë gjëra ndryshe nga të tjerët.
Ajo ka postuar ditën e sotme në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Instagram” një video-story ku shfaqet duke kënduar këngët e reperit Eminem.
“Nuk e di pse prisni që unë të jem normale. Kam ulëritur Eminem që 13 vjeç. Nëse më pyesni pse kam vetëbesim. Eminem që 13 vjeç. S’ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën e karikuar”-ka shkruajtur blogerja sipër videos së publikuar.