Pas rastit të fundit me televizionin Klan Kosova, ARBK, ka vazhduar me shfuqizimin e liçensës për disa biznese.
Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës ka shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të këtyre bizneseve.
Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, këto certifikata kishin përmbajtje anti-kushtetuese.
“Pas pranimit të raportit të komisionit për riverifikim të dosjeve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe shqyrtimit të mëtejmë të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese, ARBK, deri më sot, ka shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve.Shoqëritë tregtare gjatë regjistrimit të tyre kanë dorëzuar dokumente me përmbajtje në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” thuhet në njoftimin e MINT, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:


