Lajme

Ambasadori gjerman reagon pasi Armend Mehaj dha dorëheqje nga post i ministrit të Mbrojtjes

08/08/2023 19:40
nga:Y I

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shkruar në Twitter për dorëheqjen e Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.

”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj Kosovës dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave ???? u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona jashtëshkollore: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Mehaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.