Lajme

Makolli pas dorëheqjes së Mehajt: Do të duhej të kishte edhe dorëheqje të tjera!

08/08/2023 19:35
nga:Y I

Ish-ministri i Brendshëm, Armend Mehaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishin dy nga prurjet ‘surprizë’ të kryeministrit Kurti nga dispora.

Për shkak të formimit të tyre, pritshmëritë ishin tepër të larta.

Sot tanimë të dy, si Armend Mehaj dhe Rifat Latifi kanë dhënë dorëheqjen nga pozitat që mbanin.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka folur për “Gazeta Blic” rreth dorëheqjeve të tyre.

Makolli tha se kuadrot e ardhura nga diaspora u prezantuan si prurje e madhe por rezultatet e tyre ishin larg pritshmërive.

Ai tha se do të duhej të prisnim edhe dorëheqje të tjera.

“Siç dihet boterisht, kuadrot nga diaspora kanë ardhur, gjegjësisht janë prezentuar si prurje e madhe, kualitative dhe shumë adekuate për ministritë që do t’i udhëheqin dhe për interesin e shtetit në përgjithesi, sidomos në rrafshin ndërkombëtar. Rezultatet e deritanishme të këtyre kuadrove kanë qenë larg premtimeve dhe pritjeve, sidomos në rrafshin ndërkombetar. Nëse në këtë kontekst i shtjellojme dorëheqjet e dy ish-Ministrave, ish dashur që të presim edhe “dorëheqje” të tjera.

Makolli shtoi, se në situatën aktuale politike, është jetike për vendin që Qeveria të punojë me kuadro profesional.

“Bazuar në situatën e përgjithshme aktuale politike, është jetike për shtetin, si në rrafshin e brendshem, e posaqerisht për vazhdimin e implementimit të obligimeve të marra nga marreveshjet ndërkombëtare të Brukselit dhe Ohrit, që sa me parë Qeveria të punojë dhe veproj me kuadro të nivelit të lartë profesional dhe kulturore . Në koordinim strikt me SHBA-të dhe aleatet t’i arrijmë synimet tona, duke ngritur rejtingun e vendit ne rrafshin nderkombetar dhe duke mos shpenzuar energji për konsum të brendshem politik” tha Makolli në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Vesel Makolli, AKR

Sot, ish-ministri i Brendshëm Armend Mehaj njoftoi dorëheqjen nga posti që mbante.

Ai tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes është për arsye familjare.

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Pse po i ikin Kurtit, ‘prurjet’ nga diaspora?

Me nje postim të gjatë, Mehaj tregon pse u larguan nga pozita e ministrit