Lajme

Pse po i ikin Kurtit, ‘prurjet’ nga diaspora?

08/08/2023 18:50
nga:Y I

Armend Mehaj dha sot dorëheqjen nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, pozicionin të cilin e mbante që nga koha kur Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet për herë të dytë.

Mehaj në letrën e tij të largimit tha se dorëheqja po vjen për arsye familjare.

Pak muaj më parë, nga kabineti i kryeministrit Kurti, kishte ardhur edhe një tjetër dorëheqje e befasishme.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas disa muajsh në krye të këtij dikasteri dha dorëheqjen, duke lënë shumë pikpyetjeve rreth arsyeve të vërteta të largimit.

Ashtu si Mehaj edhe Latifi ishin prezantuar si disa nga ‘prurjet’ më të qëlluara të Kurtit nga diapsora.

Por cilat janë arsyet e vërteta të këtyre largimeve?

Në lidhje me këto largime ka folur për “Gazeta Blic”, profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu tha se dorëheqja e Mehajt sot nuk është e sqaruar dhe se arsyet e vërteta të largimit mbeten të paqarta.

“Nuk i di arsyet pse po largohen. Dorëheqja e Mehajt sot nuk është e sqaruar pse, tha për shkaqe familjare po kjo nuk duket e arsyetuar mirë. Për shkaqe familjare i njëjti e ka ditur edhe më herët që largohen nga familja. Arsyet e vëreta të dorëheqjes së zoti Mehaj mbeten të paqarta” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”

Nexhmedin Spahiu, Profesor

Ndërsa analisti, Muhamet Kelemendi, tha se asryet e vërteta të dorëheqjes, mund të jenë për mungesë të sukseseve në punë.

“Ka shkaqe të ndryshme që ndikojnë. Mund të jetë semundja, mossukseset në punë a vullneti personal për ikje nga posti. Ikja është diçka personale.Mirepo, ketu ka edhe një rast tjeter. Pas gjendjes ne Kuvend nuk i ka mbetur tjeter Mehajt veç te ikë nga posti i ministrit.Nuk ka gjë me atë se nga vjen, a është nga diaspora apo jo, në pozitën e tillë llogariten sukseset, ato mungojnë” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Muhamet Kelmendi, Analist

Aktualisht në pozitë, si e vetmja e ardhur nga diapsora, është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla vazhdimisht ka patur kritika me mënyrën e udhëheqjes së këtij dikasteri.

Sot, ish-ministri Mehaj bëri të ditur se e ka njoftuar kryeministrin Kurti kohë më parë për largimin e tij nga detyra.

Ai tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes është për arsye familjare.

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj, raporton Gazeta Blic.

Me nje postim të gjatë, Mehaj tregon pse u larguan nga pozita e ministrit