Lajme

Në Klinikën e Kardiologjisë për 4 ditë u trajtuan 14 pacientë me çrregullime të ritmit të zemrës

08/08/2023 14:44
nga:N K

Në Klinikën e Kardiologjisë në Prishtinë, shtohet numri i shërbimeve, për 4 ditë janë trajtuar 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit të zemrës, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

“Disa nga shërbimet të cilat më parë qytetarët detyroheshin t’i merrnin jashtë vendit, tashmë kanë filluar t’i marrin në QKUK, si rezultat i përmbushjes së objektivës së MSh”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në këtë klinikë trajtimi i 14 rasteve me çrregullime të ritmit kardiak brenda 4 ditëve, është bërë falë bashkëpunim me ekspertët elektrofiziolog nga Bullgaria, Prof. Vassil Traykov dhe kryemjeku Dr.Valon Spahiu i cili vepron në Heilbronn, Gjermani.

 

/GazetaBlic/