Lajme

Këshilltarja e Kurtit u ndalua dy herë brenda ditës nga policia serbe

08/08/2023 12:54
nga:N M

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, ka thënë se është ndaluar edhe mbrëmë në Muçibabë nga policia kufitare serbe.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se edhe herën e dytë është ndaluar pa ndonjë arsye.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm”.

“Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjeshtë ndalesë! Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”, ka thënë Sinani.

“Kosova do të jetë më keq sesa para ardhjes në pushtet të Albinit dhe Vjosës” – Isa Mustafa flet për Gazeta Blic