Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili dha dorëheqje sot nga ky post.
Abbott në një postim në ‘Twitter’ përmendi edhe bashkëpunimin në raportet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.
“Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet e mbrojtjes Mbretëri e Bashkuar-Kosovë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”,
Një ditë para dorëheqjes, Mehaj ishte takuar me ambasadorin britanik, me të cilin tha se ka folur për projekte të përbashkëta dhe mbështetjen e ardhshme britanike ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes.
Maqedonci e konfirmon se ka marrë detyrën e Ministrit të Mbrojtjes


