Lajme

Deliu: “Truri” po ikë prej Albin Kurtit, para Mehajt është dashur të shkarkohen Kusari-Lila, Rozeta Hajdari, Martin Berishaj

08/08/2023 12:14
nga:N K

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar për dorëheqjen e ministrit Armend Mehaj, raporton Gazeta Blic.

“Truri” po ikë prej Albin Kurtit. Largimi i Rifat Latifit dhe Armend Mehajt, dy ardhje nga jashtë vendit, janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur”, ka thënë Deliu.

Sipas saj para Armend Mehaj, është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj si dhe 50 zyrtarë tjerë që sipas saj janë të përfshirë në korrupsion.

“P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, përfundon Deliu.