Lajme

Dje Rifat Latifi, sot Armend Mehaj, nesër Donika Gërvalla- Qeveri me turistë sezonal

08/08/2023 12:03
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI-ja thotë se Qeveria Kurti po përbëhet nga turistë sezone, kjo duke ju referuar dorëheqjes së Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton GazetaBlic.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, sot, askush nuk din se ku është ish Ministri i Shëndetësisë, sikurse s’do dije askush ku do jetë Ministri, nga sot ish Ministri i Mbrojtjes, e nesër e pasnesër Ministrja e Punëve të Jashtme.

“Eksperiencë e mirë për jetën e tyre e asgjë domethënëse për Kosovën e qytetarët e saj”, shkroi tutje.