Lajme

Pse dha dorëheqje Armend Mehaj? Kurti zbulon detaje

08/08/2023 11:36
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranaur dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ka dhënë detaje për dorëheqjen e tij, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Mehaj është alrguar nga kjo ppzitë për arsye familjare.

Njoftimi i plotë:

Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.
Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.
Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

“Për arsye familjare” – Mehaj konfimon se ka dhënë dorëheqje nga Qeveria Kurti