Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Blic.
E shkaqet për këto masa tashmë janë të njohura – mos përmbushja e kërkesave të SHBA dhe BE për deeskalimin e situatës së sigurisë në veriun e Kosovës.
Krejt çka ka bërë Qeveria e Kosovës gjatë kësaj periudhe është se ka respektuar deri në një masë ‘marrëveshjen’ e Bratislavës, ku ishin dakorduar emisari i BE për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegaciatori i Kosovës Besnik Bislimi për deeskalimin e veriut faza – faza.
Njëherë 25 përqind e tërheqjes së njësive special nga objektet komunale në veri dhe së fundi edhe 25 përqind tjetër e tërheqjes së trupave të njësive speciale nga atje.
Hapa të tjerë nga qeveria e Kosovës aktualisht nuk ka.
Por këto veprime të Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti assesi nuk i kanë bindur vendet partnere të Kosovës, që vendit t`i hiqen sanksionet e vendosura muaj më parë.
Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian e bashkimit Evropian momentalisht janë në ‘pushim veror’ dhe gjasat që të ketë ndonjë lëvizje në drejtim të ndonjë takim Kosovë serbi janë të pakta.
Një tentativë kishte para se të fillonin pushimet verore në Bruksel për një takim tre palësh BE – Kosovë Serbi por që kishte dështuar.
Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian kishin takuar ndaras Petar Petkovic e Besnik Bislimi po që ai takim nuk kishte prodhuar ndonjë rezultat konkret.
Qeveria e Kosovës saktësisht albin Kurti para pak ditësh ishte ankuar se përse Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk po heqin masat ndaj Kosovës me aludimin se qeveria po bënë hapa konkrete drejt deeskalimit të situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe ‘lëvizjen me letra’ për largimin e katër kryetarëve të zgjedhur në atë pjesë.
Ministri i Pushtetit Lokal. Elbert Krasniqi ka njoftuar se kanë themeluar një grup punës për hartimin e një draft që do të mundësonte largimin e katër kryetarëve të komunave në atë pjesë të Kosovës.
Por ai gjatë një deklarimi për media ka thënë se ky udhëzim administrativ nuk do të vlejë vetëm për komunat në Veri por për të gjitha komunat e Kosovës , e ku qytetarëve përmes një peticioni, ku 20 për qind e votuesve të regjistruar te ndonjë komune, mund të kërkojnë largimin e kryetarëve të komunave, në rast se ata janë të pakënaqur me punën e tyre.
Se ky udhëzim duhet të përfundoj sa më parë e ka thënë edhe e para e vendit Vjosa Osmani por gjatë një deklarimi për media osmani ka thënë se nuk bëhet fjalë për referendum në atë pjesë por për një llojë ‘rivotimi’ e që kjo deklaratë nxiti reagimi të shumta të shoqërisë civile dhe ekspertëve të zgjedhjeve lokale e nacionale.
Në krejt këtë situatë politike e të sigurisë është partia e Ramush Haradinaj AAK që po këkro nqë Kurtit t`i ndërpritet rruga qeverise përmes një mocioni të mosbesimit.
PDK e LDK vazhdimisht po thonë se nuk i kanë numrat / Gazeta Blic/
BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”


