Para pak çastesh si pasojë e plagëve që ka marrë nga gjuajtja me armë, ka vdekur Anton Prela.
Ai edhe pse u dërgua në spital, nuk arriti t’i mbijetoj plagëve të marra.
Lajmin e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur
Raportohet se i dyshuari për këtë rast është Tush Frroku nga Istogu.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi.
Mediat lokale kanë publikuar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ngjarje kjo e ndodhur në lokalin “Coyote Bar”.
Pamje nga vendi ku mbeti i plagosur një person në një lokal në Klinë
Live nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur një person në Klinës


