Ish -Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, tha se është momenti i fundit që Qeveria Kurti ta ndryshonë këtë diskurs të dëmshëm ndaj Kosovës që sipas tij i ftohi dukshëm raportet me aleatët ndërkombëtar, raporton Gazeta Blic.
Në një prononcim për Gazeta Blic, ai tha se Kosova duhet të jetë e përgjegjëshme në procesin e depërshkallëzimit të situatës në veri.
“Kosova duhet të jetë e përgjegjëshme dhe të tregohet palë serioze në procesin e depërshkallëzimit të situatës në veri të vendit“, transmetoi Rugova.
Ai shtoi se pas përmbushjes së plotë të kërkesave të BE-së dhe SHBA-së, atëherë mund të flitet për heqjen e masave nga BE-ja.
“Besoj se pas përmbushjes së plotë të kërkesave të BE-së dhe SHBA-së, si dhe pas dakordimit në Bratisllavë, atëherë mund të flitet për heqjen e masave nga BE-ja. Është momenti i fundit që Kurti dhe qeveria e tij ta ndryshojnë këtë diskurs të dëmshëm ndaj Kosovës që i ftohi dukshëm raportet me aleatët tanë strategjik“, tha ai për Gazeta Blic.


