Lajme

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje në Vushtrri

08/07/2023 09:47
nga:N K

Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Vushtrri, është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Gjatë patrullimit të policisë në rrugën Faruk Beqiri, është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 15 fishekë, një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë, një mjet i mprehtë brisk.

Pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.